Sulmuesi francezm Antoine Griezmann do të vazhdojë karrierën në Shtetet e Bashkuara, pasi është arritur marrëveshja që ai t’i bashkohet Orlando Cityt duke filluar nga korriku i vitit 2026.
Lojtari ka shprehur entuziazmin për këtë hap të ri në karrierë, duke theksuar se projekti i klubit amerikan ka qenë vendimtar në zgjedhjen e tij.
“Jam shumë i emocionuar që do të nis këtë kapitull të ri të karrierës sime me Orlando City.
Që nga bisedat e para me klubin, ndjeva një ambicie të fortë dhe një vizion të qartë për të ardhmen, dhe kjo më bindi menjëherë”, është shprehur Griezmann.







