Ballina Sport Cubarsi flet për garën me Real Madridin për titullin e La Ligës

Cubarsi flet për garën me Real Madridin për titullin e La Ligës

67
0

Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsi, ka shprehur mendimet e tij mbi garën për titullin e La Ligës me Real Madridin, duke i nxitur gjigantët katalunas të përqendrohen në ndeshjet e tyre të mbetura dhe t’i fitojnë ato për të ruajtur trofeun.

Barcelona vazhdon të mbajë një epërsi prej katër pikësh ndaj Los Blancos, kur kanë kaluar 29 xhiro dhe kanë mbetur edhe nëntë për t’u luajtur.

Por, gjigantët katalunas do të vihen në një provë të madhe kundër Atletico Madridit në një përballje vendimtare të La Ligës pas pushimit ndërkombëtar dhe një ngushtim i diferencën mund të jetë i mundshëm.

Për ndeshjen ndaj Atleticos dhe garën për titullin e La Ligës me Real Madridin ka folur njëri nga yjet e mëdha të Barcelonës, Cubarsi.

Po. Por ne gjithmonë përqendrohemi te vetja. Duhet të marrim tre pikë çdo herë, të fitojmë çdo ndeshje dhe t’i bëjmë gjërat siç duhet”.

“Jam i sigurt se nëse e bëjmë këtë dhe fitojmë çdo ndeshje, do të jemi kampionë”, tha qendërmbrojtësi spanjoll.