Ballina Kronika “Ngarkesa, pa faturë”/ Bllokohet kamioni me 30 tonë misër, procedohet tregtari nga...

“Ngarkesa, pa faturë”/ Bllokohet kamioni me 30 tonë misër, procedohet tregtari nga Kavaja, policia nis hetimet

115
0

Një kamion i ngarkuar me 30 tonë misër është bllokuar nga Policia e Fierit për shkak të mungesës së dokumentacionit të blerjes dhe tregtimit të mallit.

Aksioni është kryer nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, të cilat referuan materialet në Prokurori.

“Nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 61 vjeç, banues në Kavajë, pasi nga kontrolli në automjetin që ai drejtonte, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, u konstatua se transportonte rreth 30 ton drithë (misër), pa faturë”, thanë burime zyrtare.

Mësohet se tregtari e kishte blerë drithin nga fermerët në zonën e Sarandës dhe pritej ta hidhte në treg.

Hetimet për zbardhjen e rastit po i ndjek organi vendor i akuzës.