Ballina Europë Bashkëpunoi me policinë sekrete jugosllave/ Kos do të përballet me pyetjet e...

Bashkëpunoi me policinë sekrete jugosllave/ Kos do të përballet me pyetjet e eurodeputetëve në këtë datë

91
0

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, do të përballet më 20 prill me pyetjet e deputetëve të Parlamentit Evropian për pretendimet se ka bashkëpunuar me strukturat e sigurisë së ish-Jugosllavisë.

Mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme do të zëvendësojë takimin e planifikuar më herët për 16 mars, i cili u anulua për shkak të një agjende të ngarkuar.

Ky debat vjen pas publikimit të librit “Komisionerja” nga autori slloven Igor Omerza, ku paraqiten dokumente që sipas tij tregojnë një bashkëpunim të mundshëm të Kos me policinë sekrete jugosllave, UDB.

Komisioni Evropian dhe Kos i mohojnë akuzat, duke nënvizuar se gjatë procesit të nominimit janë bërë kontrolle të detajuara dhe nuk është konstatuar konflikt interesi.

Mbledhja e 20 prillit do të jetë rasti i parë për Kos që të përgjigjet mbi fakte të reja të publikuara dhe të sqarojë çështjen para deputetëve evropianë.