Ballina Politika Ish-kreu i Dhomës Amerikane: Dosje të tëra në hetim për lidhje të...

Ish-kreu i Dhomës Amerikane: Dosje të tëra në hetim për lidhje të krimit me pushtetin! Çfarë tjetër duhet të ndodhe në Shqipëri?

93
0

Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka reaguar mbi zhvillimet e fundit politike pas vënies nën arrëst të Vlora Hysenit, ish drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit.

Teksa përmend edhe akuzën për korrupsion të Belinda Ballukut, Jaço ngre pyetjen: Çfarë tjetër duhet te ndodhe në Shqipëri?

“Dikur, secila prej këtyre do mjaftonte për ta tronditur një vend. Sot, njera mbulon tjetrën. Ende pa e kuptuar ç’ndodhi dje, hapim telefonin dhe lexojmë skandalin e radhës”, shkruan ai.

Sipas Jaços, zhvillimet e njëpasnjëshme kanë krijuar një situatë ku ngjarjet e rënda publike po zëvendësojnë njëra-tjetrën me ritëm të shpejtë.

Reagimi i Enio Jaço

Çfarë tjetër duhet te ndodhe në Shqipëri?

Kreu i shërbimit sekret shkarkohet dhe vihet nen arrest. Per lidhje me krimin e organizuar. Zv. Kryeministrja e akuzuar per korrupsion. Dosje te tera ne hetim per lidhje te krimit me drejtues te larte ne pushtet. Qytetaret ne rruge prej 4 muajsh.

Dikur, secila prej ketyre do mjaftonte per ta tronditur nje vend. Sot, njera mbulon tjetren. Ende pa e kuptuar c’ndodhi dje, hapim telefonin dhe lexojme skandalin e radhes.

Nuk eshte e qarte, nese gjerat po dalin me ne fund ne drite, apo po shohim sa thelle kane shkuar. Ndoshta te dyja.

Por ka dicka, me te heshtur, por me te rrezikshme: sa shpejt po mesohemi. Habitemi per disa ore. Diskutojme per disa dite.  Pastaj presim emrin tjeter, dosjen tjeter, protesten tjeter.

Pyetja nuk eshte me cfare do dale neser. Po cfare duhet te ndodhe, qe nje lajm i tille mos na duket me si nje dite e zakonshme?