Analisti Mentor Nazarko në një intervistë në studion e “News24” komentoi situatën në Partinë Socialiste dhe marrëdhënien mes kryeministrit Edi Rama dhe Erion Veliajt, ndërsa ky i fundit u shkarkua nga Rama në Asamblenë e PS.
Gjatë intervistës, Nazarko theksoi se Veliaj ngelet një rrezik serioz. Më tej theksoi se sipas tij Rama do tentojë hapësira për kompromis me të, sepse Veliaj siç shton Nazarko është shumë i rëndësishëm për shkak të firmës.
Mjafton të kujtojmë ballafaqimin e Ramës, përse humbi përballë Bashës sepse ishte Hysni Milloshi që i krijoi probleme… Veliaj ngelet rrezik serioz dhe një sfidant serioz i tij. Veliaj ka në dorë sic e tregova me shembullin e Hysni Milloshit, suksesin e Tiranës. I duhet sepse ka firmën, pra ka firmën për buxhetet, për projekte. Rama nuk i shpenzoi të gjitha armët partiake kundër Veliajt, po ashtu dhe Veliaj.”, tha ai.







