Ballina Europë Franca synon investime në minerale kritike australiane

Franca synon investime në minerale kritike australiane

104
0

Franca është një nga vendet që po shqyrton investime në sektorin e mineraleve kritike në Australia, njoftoi të enjten ministrja e burimeve, Madeleine King. Kjo vjen pas marrëveshjes së Canberrës me SHBA-në, që ka nxitur vendet me industri të avancuar të sigurojnë qasje në këto minerale kyçe.

Australia ka ndjekur një strategji katërvjeçare për të zhvilluar industri të mineraleve si rrallat e tokës, të rëndësishme për teknologjitë e së ardhmes, elektronikë dhe mbrojtje, duke u përpjekur të diversifikojë furnizimin nga Kina.

Përveç marrëveshjes së tetorit me SHBA-në, që përfshinte një investim prej 8.5 miliardë dollarësh, Australia ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me Japoninë, Korenë e Jugut, Indinë, Francën, Gjermaninë dhe Britaninë, transmeton Klankosova.tv.

Ministrja King tha se Franca është gjithnjë e më e interesuar, edhe pse deri tani nuk ka njoftuar investime të mëdha të drejtpërdrejta.

Australia kërkon miliarda dollarë të tjerë për 49 projekte minierash dhe 29 projekte të përpunimit të mineraleve, me pritshmëri të ardhurash eksporti prej 18 miliardë dollarësh australianë për vitin financiar që nis më 1 korrik.