Ballina Europë ​Spanja në kaos nga greva masive, miliona qytetarë protestojnë kundër shtrenjtimit të...

​Spanja në kaos nga greva masive, miliona qytetarë protestojnë kundër shtrenjtimit të qirave dhe banesave

27
0

Miliona qytetarë në të gjithë Spanjën kanë dalë në grevë të përgjithshme dhe protesta masive kundër rritjes së çmimeve të banesave dhe krizës së strehimit. Greva 24-orëshe, e para e këtij lloji në vend prej 14 vitesh, ka paralizuar pjesërisht transportin, shkollat, universitetet dhe disa prej sektorëve kryesorë të ekonomisë.

Protesta u organizua fillimisht nga shoqatat e qiramarrësve dhe më pas u mbështet nga sindikatat e punëtorëve, të cilat kërkojnë masa konkrete për përballimin e kostos gjithnjë e më të lartë të jetesës dhe të qirave.

Sipas Konfederatës së Shoqatave të Qiramarrësve, deri në mesditë rreth 4 milionë persona i ishin bashkuar grevës. Sindikatat raportuan pjesëmarrje të lartë në disa sektorë, përfshirë atë automobilistik dhe portual, ku pjesëmarrja arriti në 90%, ndërsa në sektorin e mbledhjes së mbeturinave u raportua në 82%.

Mbështetja më e madhe u regjistrua në rajonet bregdetare, veçanërisht në Katalonjë dhe Andaluzi, ku rritja e kostove të strehimit është kthyer në një problem të mprehtë social.