Ballina Sport Vendimi për kartonin e kuq të Valverdes ishte i drejt!

Vendimi për kartonin e kuq të Valverdes ishte i drejt!

84
0

Vendimi për kartonin e kuq të Valverdes ishte i drejt!!

Komiteti i Arbitrave në Spanjë ka konfirmuar zyrtarisht se vendimi i gjyqtarit Munuera Montero për ta ndëshkuar me karton të kuq mesfushorin e Real Madridit, Fede Valverde, ka qenë i drejtë.

Pas analizimit të rastit, organi përgjegjës për arbitrat ka dalë në përfundimin se vendimi për përjashtim ishte në përputhje me rregullat, duke i dhënë mbështetje të plotë gjyqtarit të ndeshjes.

Ky vendim pritet të mbyllë debatet që u hapën pas ndeshjes, ku pati diskutime të shumta rreth ashpërsisë së ndërhyrjes dhe korrektësisë së vendimit.