Ballina Aktualitet “Joni Keta nuk duhet të jetë në krye të BKH”/ Administrativja shqyrtoi...

“Joni Keta nuk duhet të jetë në krye të BKH”/ Administrativja shqyrtoi sot kërkesën e Gentian Ndoit: Kandidatura ime mori më shumë pikë!

140
0

Në Gjykatën Administrative është shqyrtuar ditën e sotme kërkesa e zyrtarit të Policisë, Gentian Ndoi, në lidhje me emërimin në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit Joni Keta.

Ndoi kërkon shfuqizimin e shkresës dhe raportit të dërguar nga Komisioni i Përzgjedhjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në bazë të të cilit rekomandohej Keta si kandidat për Drejtor të BKH-së me argumentin se këto janë akte të marra në kundërshtim me ligjin dhe duhet të shpallen të pa vlefshme.

Ndoi i cili ishte një nga kandidatët në garë, kërkon gjithashtu që gjykata të detyrojë Komisionin e Përzgjedhjes të përcjellë për emërim kandidatin që ka marrë më shumë pikë në garën e zhvilluar, i cili është ai. Po ashtu, Ndoi kërkon që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të bëjë emërimin e tij si Drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe që BKH të nisë pagesën e pagës për këtë pozicion nga muaji dhjetor e në vazhdim.

Seanca e radhës për këtë çështje pritet të mbahet në fillim të muajit prill.