Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Ervina Gjanës, zyrtare e lartë e Policisë së Shtetit, që kërkonte rikthimin e celularëve dhe pajisjeve të tjera kompjuterike, të sekuestruara nga SPAK në kuadër të hetimeve që SPAK po kryen ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.
Gjana pretendonte se sekuestrimi i pajisjeve është bërë në kundërshtim me ligjin dhe për këtë arsye, duhet ti ktheheshin. Por si GJKKO ashtu dhe Apeli i Posaçëm e rrëzuan kërkesën e saj. Kontrollet në banesën e zyrtares së lartë të policisë, Ervina Gjana dhe bashkëjetuesit të saj, Renato Hristic, u krye nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilër sekuestruan 8 celularë dhe lap topë. Hristric kishte punuar më herët me Ergys Agasin.
Sipas SPAK, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri urdhëronin rrëmbimin e rivalëve dhe i vinin në presion të tërhiqeshin nga tenderat e AKSHIT. Dy biznesmenët janë në kërkim, ish-drejtoresha e AKSHIT Mirlinda Karcanaj në arrest shtëpie, ndërsa të dyshuarit e tjerë në masa më të lehta ndaluese.







