Ballina Kronika Aksident i rëndë në Krujë/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në...

Aksident i rëndë në Krujë/ Automjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagosen dy persona

54
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në fshatin Bilaj të Krujës, ku një autoveturë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Sipas burimeve paraprake, si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur rëndë dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë. Të plagosurit janë identifikuar si K. H., 22 vjeç, dhe S. Xh., 20 vjeçe.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet përkatëse, ndërsa pritet informacion i mëtejshëm për rrethanat e aksidentit dhe gjendjen shëndetësore të të plagosurve.