Ballina Sport Cristiano Ronaldo lëshon “bombën” e radhës: Ja kush më bindi të qëndroja...

Cristiano Ronaldo lëshon “bombën” e radhës: Ja kush më bindi të qëndroja te Portugalia

40
0

Cristiano Ronaldo ka qenë shumë pranë tërheqjes nga Portugalia.

E gjitha ka ndodhur pas eliminimit të kombëtares nga Spanja, që rezultoi edhe me përfundimin e Kupës së Botës për Portugalinë.

Është vetë sulmuesi që e ka deklaruar hapur diçka të tillë, ndërsa tregon gjithashtu se kush ndikoi që ai të qëndrojë sërish në përfaqësuese.

“E kam menduar të tërhiqesha nga futbolli ndërkombëtar pas Kupës së Botës.

Por, fola me presidentin, trajnerin dhe jam ende këtu. Jam një aset dhe mund të ndihmoj”, u shpreh Ronaldo.

41-vjeçari pritet ta nisë nga minuta e parë sfidën me Uellsin, ndeshje që do të luhet mbrëmjen e sotme për llogari të raundit të parë të Nations League, ora 20:45.