Ballina Politika Kuvendi miraton me votat e socialistëve projektligjin për huanë nga SHBA, opozita...

Kuvendi miraton me votat e socialistëve projektligjin për huanë nga SHBA, opozita nuk merr pjesë në seancë

57
0

Me 74 vota nga socialistët, Kuvendi ka miratuar sot marrëveshjen me SHBA për huanë 302 milionë dollarë për Shqipërinë që do të shkojë në fushën e mbrojtjes.

Votimi u bë pasi fillimisht u diskutua për këtë projektligj pa praninë e mediave.

Së sallë nuk ishte i pranishëm asnjë deputet i PD dhe aleatët e tyre, duke bërë që kjo marrëveshje të kalojë vetëm me votat e socialistëve.

Pas votimit, kryetari Niko Peleshi njoftoi edhe mbylljen e seancës.