Edi Rama vazhdon të bëjë idiotin dhe sikur nuk kupton, sa herë që është i detyruar të flasë për Protestën 58 ditore të qytetarëve. Ndërkohë që shqiptarët protestojnë kundër një Qeverie të kapur në korrupsion galopantë, kryeministri vazhdon të bëjë sikur nuk kupton dhe e lidh “Revolucionin e Flamingove”, me armiqtë e vendit.
Për kryeministrin Edi Rama, “revolucioni flamingo” po përdoret nga shtete jo-miqësore ndaj Shqipërisë, për të manipuluar qytetarët dhe destabilizuar vendin.
“Besoj jeni mjaft të informuar për të ashtuquajturin revolucion të flamingove. Është në fakt një shembull i jashtëzakonshëm i një plase, i një çarje që natyrisht edhe krijuar që u bë në fakt një mënyrë për të hyrë për armiqtë tanë për të organizuar një operacion shumë të madh troll-esh dhe avatarësh”, tha Rama.
Për të argumentuar qëndrimet e tij, Edi Rama u kthyembi 3 mijë vjet pas në kohë te mitologjia Greke… Troja e Homerit e rikthyer në ekranet e kinemave botërore me flimin më të komentuar të momentin “Odisea”.
“Kali i Trojës, e meqë ra fjala, ky është edhe emri i një virusi, mbetet mësimi suprem i historisë se rreziku më i madh rrallë është ai që mësyn në derë, por është gjithmonë e më tepër ai që fton brenda, sepse duket i padëmshëm. Është ai që lëvdojmë në emër të lirisë së mendimeve. Është ai që mbrohet në emër të lirisë së fjalës. Është ai për të cilin hezitojmë gjithmonë që të përballemi si duhet, edhe pse tregon, në fakt, natyrën e vet të vërtetë. Sepse, për ne, është çështje demokracie dhe çështje lirie”, tha Rama.
Përballja nuk zhvillohet më vetëm në sallat e diplomacisë. Ajo kalon përmes ekranit të telefonit, algoritmeve dhe rrjeteve sociale. Objektivi nuk është të bindësh, por të krijosh dyshim dhe të zbehësh besimin te e vërteta. Kjo, sipas ministrit Ferit Hoxha, është fytyra e re e ndërhyrjes së huaj.
“Manipulimi dhe Ndërhyrja e Informacionit të Huaj nuk është thjesht një çështje narrativash konkurruese. Përdoret gjithnjë e më shumë si një instrument i mirëmenduar i presionit hibrid, i projektuar për të gërryer besimin, për të shfrytëzuar përçarjet sociale, për të përdorur algoritmet si armë, për të amplifikuar pakënaqësi dhe për të thyer kuptimin e realitetit”, tha ministri.
Që kur ka nisur Protesta qytetare kundër Kastës politike të korruptuar të Tranzicionit, Edi Rama dhe enturazhi i tij politik, vijojnë të përsërisin rrezikun e ndërhyrjeve nga aktorë të huaj, mes tyre Iranin, ndërkihë që shqiptarët po protestojnë kundër armiqve të brendshëm të Shqipërisë të cilët janë politikanët dhe zyrtarët e







