Ballina Aktualitet “Zvërneci i mban të gjitha pakënaqësitë, PD e PS janë baxhanakë”, Analisti:...

“Zvërneci i mban të gjitha pakënaqësitë, PD e PS janë baxhanakë”, Analisti: Ja pse nuk ka dialog me Ramën

66
0

Analisti Shpend Gashi, i ftuar në një studio televizive ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të establishmentit politik në vend, ndërsa komentoi protestat masive qytetare që po zhvillohen në Shqipëri.

Gashi u shpreh se kauza e Zvërnecit ka shërbyer si një katalizator për të gjitha pakënaqësitë e akumuluara ndër vite nga qytetarët, duke filluar që nga shkatërrimi i arsimit e deri te prishja e pronave dhe korrupsioni qeveritar. Ai e cilësoi lëvizjen si krejtësisht të pastër dhe qytetare, duke refuzuar çdo tentativë të politikës apo agjenturave për ta bërë pis apo për ta kanalizuar atë.

Sipas tij, revolta në shesh nuk ka të bëjë më vetëm me një projekt specifik, por është kthyer në një reagim zinxhir kundër të gjitha padrejtësive shoqërore në vend.

“Kjo nuk është vetëm për Zvërnecin, kjo është për Astirin, kjo është për Pesajin, kjo është për prishjen e pronave, kjo është për Thethin, kjo është për shkatërrimin e arsimit, kjo është për vrasjen e policëve, kjo është për korruptimin e policëve… Kjo është revoltë e të gjithave! Zvërneci i përmban të gjitha. Këta duan ta kanalizojnë dhe ta vrasin, sikur është vetëm për Zvërnecin apo për flamingot. Jo, fuqia e kësaj proteste është se është polivalente,” deklaroi Gashi.

Gashi sulmoi ashpër partitë tradicionale politike, duke theksuar se qytetarët në pavetëdijen e tyre kolektive e kanë kuptuar tashmë që pozita dhe opozita funksionojnë si një trup i vetëm kundër popullit.

“Kam mbështetur unë PD-në se mendoja që PD-ja kishte luftë të drejtë me PS-në. Tani PD-ja dhe PS-ja qenkan baxhanakë! Masa e atyre njerëzve të mrekullueshëm që janë të majtë, të djathtë, pa qendër, ateistë, besimtarë, ambientalistë… kanë vërtetuar në pavetëdijen e tyre kolektive Katovicën. Dhe për këtë na ka ndihmuar Sali Berisha me Edi Ramën, të dy që janë bashkuar në dy fronte dhe vetëm vjellin vrer ndaj nesh.”

Ai hodhi poshtë edhe tentativat për t’i portretizuar protestuesit si të dhunshëm apo të manipuluar:

“Ati vjen era parfum, ta them sinqerisht! Aty vjen era parfum. Aty ke vajza të bukura, ke djem të bukur, ke fëmijë… Kanë ardhur vërtet me familjarët dhe me fëmijët e tyre të vegjël me karroca.”

I pyetur në studio lidhur me ftesën e kryeministrit Edi Rama për të dialoguar me 20 përfaqësues të lëvizjes qytetare, Gashi e refuzoi në mënyrë kategorike, duke e cilësuar kreun e qeverisë si të trembur dhe arrogant.

“Kjo është një lloj absurdi logjik që mund ta bëjë vetëm një mendje psikopatike e trembur. Sepse për mua, është krimbi që bërtet… Ai dije që është pjesë e axhendave. Ai si Edi Rama ishte gati të çante të shkonte në Surrel, të fuste biberonin në gojë: ‘Mami, po më vrasin’. Ka marrë ndonjë telefonatë dhe rrit tempin… Ditën tjetër na doli si trim. S’ka qenë ndonjëherë trim Edi Rama.”

Analisti mbylli qëndrimin e tij duke theksuar se me kryeministrin aktual nuk mund të ketë kurrë pikë takimi apo kompromisi:

“Për aq kohë sa ai na quan neve kafshë dhe trushlarë, dhe se jemi ca të degjeneruar e ca debilë që dalim aty dhe nuk kemi kuptuar ‘dritën e tij’… unë jam kundërshtari i Edi Ramës dhe Edi Rama është kundërshtari im. Kurrë nuk bëj me atë lloj njeriu, nuk mund të bësh dot dialog, se për të vetmen arsye, nuk është në kushte ai të na vendosi neve kushte,” tha Gashi.