Ballina Kosovë “Kosova, jo prioritet për NATO”/ Rubio: Ndoshta më vonë, tani ka çështje...

“Kosova, jo prioritet për NATO”/ Rubio: Ndoshta më vonë, tani ka çështje të tjera

47
0

Anëtarësimi i Kosovës në NATO nuk është për momentin në krye të agjendës së aleatëve.

Kështu deklaroi Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, edhe pse shtoi se kjo nuk do të thotë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë në të ardhmen.

Deklaratat Rubio i bëri gjatë një seance dëgjimore në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Sekretari amerikan i Shtetit iu përgjigj pyetjeve të kryetarit të Nënkomitetit për Evropë në Dhomën e Përfaqësuesve, Keith Self.

Ishte kongresmani amerikan Self që tha se mes Serbisë dhe Kosovës ekziston një “problem i pazgjidhur” dhe i kërkoi Rubios bisedime me vendet anëtare të NATO-s që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Aty Rubio u përgjigj se aleanca “është e përqendruar në çështje të tjera”.

Kosova synon të bëhet pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian. Por, shtetet që nuk e njohin pavarësinë e saj, të shpallur më 2008, vazhdojnë të jenë pengesë në integrimin euroatlantik të Prishtinës.

Pjesë e diskutimeve ishte edhe zgjedhja e përfaqësuesit të ri të lartë
në Bosnje e Hercegovinë, pas dorëheqjes së Christian Schmid, ku Rubio deklaroi se mbështet “zotërinë nga Italia”, pa e përmendur emrin e tij.

Fjala është për diplomatin italian Antonio Zanardi.