Teksa Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkon arrestimin, është shfaqur në Fier, ku është dhe drejtuese politike e këtij qarku, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë.
Ai iu bëri thirrje qytetarëve që ta gjuajnë Ballukun me domate dhe vezë, si kundërpërgjigje për vjedhjet e saj.
“U bëj thirrje qytetarëve të Fierit, ta gjuajnë me domate hajduten. Gjuajeni me vezë dhe domate, pasi kjo është përgjigja që i bëni jo vetëm për dinjitetin tuaj, por për të gjithë shqiptarët.”, tha ai.







