Një agjent i Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara, ka qëlluar aksidentalisht veten në këmbë mëngjesin e së premtes (27 mars), ndërsa shoqëronte ish-Zonjën e Parë të SHBA-së, Jill Biden, në Aeroportin Ndërkombëtar të Philadelphias.
Sipas Policisë së Philadelphias, incidenti ndodhi teksa agjenti ndodhej brenda një automjeti pranë pikës së hyrjes 1 PIA Way dhe Kullës së Pensilvanisë.
Autoritetet bënë të ditur se askush tjetër nuk u lëndua dhe nuk pati ndërprerje në funksionimin e aeroportit.
Sipas mediave të huaja, agjenti mbeti i plagosur dhe po trajtohet në një spital pranë, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimi Sekret e cilësoi ngjarjen si një “shkrepje aksidentale gjatë përdorimit të armës së shërbimit”.
Ndërkohë, mësohet se Jill Biden nuk ndodhej në vendin e ngjarjes në momentin e të shtënës.







