Ballina Aktualitet “Zjarri u afrohet shtëpive”, Aulon Kalaja: Nis evakuimi i banorëve në lagjen...

“Zjarri u afrohet shtëpive”, Aulon Kalaja: Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë!

55
0

Kryetari i PD në Krujë Aulon Kalaja është shprehur se qyteti po kalon një situatë alarmante, ku vatrat e zjarrit po përparojnë me shpejtësi drejt zonave të banuara.

Për shkak të rrezikut të drejtpërdrejtë për jetën dhe pronën e qytetarëve, sipas tij autoritetet kanë nisur me urgjencë evakuimin e banorëve në lagjen “Abaze”.

Ai shtoi se flakët po ushqehen nga erërat dhe bimësia e tharë, duke u afruar rrezikshëm pranë shtëpive.

Të ndodhur para këtij rreziku, banorët e lagjes janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre dhe të evakuohen.