Ballina Sport “Ëndrra ndaloi, por jo dashuria”, Hysaj reagon më në fund për eliminimin

“Ëndrra ndaloi, por jo dashuria”, Hysaj reagon më në fund për eliminimin

90
0

Ndeshja e Shqiëprisë ndaj Polonisë në Varshavë është mbyllur me shumë dëshpërim mes futbollistëve kuqezi me një pjesë të madhe të tyre që refuzuan edhe të flisnin para mediave në fund të duelit si pasojë e gjendjes emocionale.

Një nga ata ishte edhe Elseid Hysaj, mbrojtësi veteran i Kombëtares dhe rekordmen i pranive me fanellën kuqezi. Por mbrojtësi ka zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur zhgënjimin e tij pas atij eliminimi në rrugëtimin drejt Botërorit, që dukej si shansi i fundit për 32-vjeçarin.

“Ëndrra ndaloi, por jo dashuria për këtë komb, për këta tifozë, për këtë fanellë…”, shkruante Hysaj në rrjete sociale, me një mesazh që ka marrë menjëherë mbështetjen dhe komentet e futbollistëve të tjerë të Kombëtares shqiptare si Manaj, Muçi, Daku, Seferi, Shehu apo edhe Berisha.