Ballina Politika Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

Gazetari për opozitën: Ka halle të tjera, kë të qajë më parë

105
0

Gazetari Lutfi Dervishi, i ftuar në televizionin A2CNN, ka analizuar gjendjen e opozitës dhe raportin e saj me shoqërinë, duke u ndalur te Partia Demokratike si forca kryesore opozitare. Ai tha se sot mjafton të shohësh se cili është diskutimi i opozitës, çfarë hallesh ka ajo dhe sa janë në sinkron këto halle me hallet e njerëzve.

Cili është diskutimi i opozitës sot? Çfarë hallesh ka? Sa janë në sinkron hallet e opozitës me hallet e popullit? Cila është cilësia e armiqve që prodhon kjo opozitë? A ka mundësi të forcohet, me parti të tjera dhe me popullin e pakënaqur me qeverisjen? Në këtë moment që ndodhet është kë të qajë më parë?”-tha Dervishi.

Duke bërë një bilanc të arritjeve të opozitës gjatë një viti, ai theksoi se një opozitë e tillë ka vendosur në pikëpyetje zgjedhjet, bëhen zgjedhje dhe nuk përmbyset rezultati.

Në kuptimin e interesit të vet politik, opozita ka arritur të delegjitimojë qeverisjen në pikëpamjen elektorale, duke vënë një pikëpyetje të madhe mbi zgjedhjet dhe duke e përcaktuar vendin si autokraci elektorale.” –shtoi gazetari.

Sipas tij, zgjedhjet në këtë format nuk mund të sjellin ndryshim për shkak të problemeve të evidentuara nga raportet ndërkombëtare siç mund të jenë patronazhistët, administrata, burimet financiare, krimi dhe mungesa e ndëshkimit të shpejtë të krimit zgjedhor.  Ndërsa shtoi se qeveria e re ka nëntë muaj që është vendosur dhe nuk flet për arsimin, shëndetësinë por për përgatitjen për zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Jemi në mars të 2026-s, nuk janë bërë nëntë muaj të qeverisjes dhe nuk flasim për bilanc në ekonomi, arsim, shëndetësi, nuk flasim për gjëra të matshme. Diskursi publik është, a do përgatitemi për zgjedhjet lokale vitin tjetër dhe do t’i fitojmë të gjitha.” – tha gazetari Lutfi Dervishi.