Ballina Sport Sherri te Reali/ Valverde humbi kujtesën, u gjet i gjakosur në dhomat...

Sherri te Reali/ Valverde humbi kujtesën, u gjet i gjakosur në dhomat e zhveshjes

63
0

Gazetari i njohur Fabrizio Romano ka treguar disa detaje tronditëse për përplasjen mes Valverdes dhe Tchouamenit te Real Madrid.Valverde humbi kujtesën dhe u dërgua menjëherë në spital për trajtim të mëtejshëm. Sipas asaj që shkruhet, për Valverden është kërkuar një javë pushim nga doktorët pasi u gjend në tokë i gjakosur në dhomën e zhveshjes.

“Pasi Fede ra në tokë dhe goditi kokën, ai ka humbur kujtesën për disa gjëra. Doktorët i kanë thënë që të pushojë së paku një javë nga stërvitjet dhe ndeshjet pas goditjes së madhe në kokë. Lojtarët e gjetën Fede Valverden në tokë, duke qenë i gjakosur. Ai e goditi ballin në tavolinë”.

Ky incident nuk është i izoluar, pasi në ditët e fundit tensioni ka qënë i vazhdueshëm te Los Blancos, për shkak të ecurisë jo të mirë të sezonit.