Ballina Politika Partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: Kopje mediokre e Ramës

Partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: Kopje mediokre e Ramës

104
0

Partia e Arlind Qorrit ka sulmuar ashpër Agron Shehajn, pas daljes së fundit të tij në emisionin e Ylli Rakipit.

Ja çfarë shkruan aktivisti Klodi Leka, për Shehajn.

“AGRON SHEHAJ ËSHTË NJË KOPJE MEDIOKRE E EDI RAMËS

Ai me gjasë paguan që të dalë nëpër media.

Është e vdekme që paguan për të shkuar në Mar-a-lago.

Është e vdekme që genjen se ka mbledhur 100.000 nenshkrime.

Riciklon mitologji qesharake të tipit “njeriu i amerikanëve” në Tiranë, si dhe një mentalitet politik skllavi.

Ka të njëjtat ide me Edi Ramën për heqjen e taksave për më të pasurit, ka të njëjtin vizion spekulativ për ekonominë, ka të njëjtin model politik të kryetarit pronar partie.

Ka te njejtin orientim ne politiken e jashtme: foto dhe pazare me sekseret e superfuqise, mbeshtetje Izraelit ne kulmin e luftës ne Gaza.

Ato 100 mijë firmat e tij i ka mbledhur me kalamaj të paguar që njëkohësisht talleshin me “partinë” e tij nëpër Tiranë. Madje nxori edhe në Linkedin se kërkonte punetorë për të mbledhur nënshkrime.

Lëre më kur dëgjon deputetin e tij që të hap barkun me krahasime të llojit “sekuestrimi i monopatinave i përngjan sekuestrimeve të ‘46-s”, “xhihadistet e Tiranes kunder katolikeve te Rrjollit” e karlliqe te tilla.

Do ishte fatkeqësi qe ne nje moment historik te marr hov ky lolo qe riciklon gjithe obskurantizmin e te vjetres, duke e vrare shansin per nje ide me te vertete te re, per nje model ndryshe te ekonomise dhe politikës. I gjithë vizioni i tij eshte ai i nje pronari call centeri. Shqiperia si call center me ne krye Gonen, çfarë grotesku!

Dhe kush mendon se ky eshte burre i mire le te pyese dike qe ka punuar per nje jave te ky dhe do te kuptoje se çfarë meskini eshte”.