Ballina Opinion Një pyetje: Bordi u ngrit për të ulur, apo për të rritur...

Një pyetje: Bordi u ngrit për të ulur, apo për të rritur çmimin e naftës

110
0

Nga Lutfi Dervishi

 

“Para Bordit…, nafta ishte 214 lekë për litër.

Me bordin është … 218 lekë.

Pyetje: bordi u ngrit për të ulur apo për të rritur çmimin?”

Bordi i Transparencës ka vendosur sot çmimet e reja tavan dhe duke nisur nga sot, nafta nga 203 lekë/litri që ishte do të tregtohet me 218 lekë/litri, duke pësuar një rritje me plot 15 lekë.

Ndërkohë, benzina ka pësuar një rritje me 6 lekë. Nga 175 lekë litri, tashmë do të tregtohet me 181 lekë/litri

Bordi i Transparencës u ngrit nga qeveria në kushtet e një situate të veçantë në tregun e hidrokarbureve, pas rritjes së çmimeve si pasojë e luftës në Lindjen e Mesme.

Qëllimi i tij ishte të vendoste një çmim tavan për të shmangur abuzimet në treg. Por, a po e respekton qëllimin e tij?