PS është e vendosur t’a kryejë reformën territoriale me ose pa PD, me dy votime, një në korrik e një në tetor.
Skenari 1.
Harta aktuale ndryshon pak (duke ju shkrirë vetëm disa bashki shumë të vogla) dhe reforma është e thellë në shpërndarjen e kompetencave mes bashkisë dhe qeverisë.
Skenari 2.
Ndërtohen super bashkitë të cilat bashkojnë disa qytete duke e reduktuar ndjeshëm numrin e bashkive.
Skenari 3.
Forcohen qarqet pa ndryshuar kufijtë e bashkive sot. Qarku të shkojë në zgjedhje të drejtpërdrejta nga populli.
Skenari 4.
Skenari i 4 rajoneve. I cili është qeverisja ombrellë e disa bashkive. Rajoni merr vendime për investime, financim të jashtëm, siguri, emergjenca civile, etj.
Rama nuk ka shfaqur asnjë preferencë në mbledhje për këta skenarëve por ka këmbëngulur se çdo variant do të shihet hap pas hapi me opozitën.
Nëse ajo nuk bashkëpunon, do të aplikohet skema e zhbllokimit të komisionit. Votimi pritet të bëhet me dy faza:
Struktura në korrik dhe ndarja gjeografike territoriale më tetor, për të qenë gati për zgjedhjet e ardhshme.







