Ballina Politika Rritet sërish çmimi i naftës, Rama: Bordi i Transparencës për karburantet nuk...

Rritet sërish çmimi i naftës, Rama: Bordi i Transparencës për karburantet nuk merr vendime arbitrarisht, ulja rrezikon kapacitetet e furnizimit

111
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në podcastin e së dielës “Flasim”, tha se Bordi i Transparencës nuk e vendos çmimin e naftës arbitrarisht, por çmimi nuk mund të ulet duke vënë në rrezik kapacitetet e furnizimit.

Ai theksoi se përcaktimi i çmimit tavan është në përputhje me tregun ndërkombëtar.

“Bordi nuk vendos çmimin e naftës arbitrarisht, nuk ul çmimin duke vënë në rrezik kapacitetet e furnizimit, por thjesht dhe vetëm mbikëqyr lëvizjen e çmimit dhe nuk u lejon operatorët të që luajnë pas kurrizit të konsumatorëve. Roli është të sigurojë transparencë dhe të jetë në vëmendje për të mos lejuar shkeljen e vendimit të tij. Do bëjmë çmos që deri në përfundim të kësaj situate të jetë transparente dhe asgjë e tepërt të mos cenojë konsumatorët”, tha Rama.