Ballina Aktualitet Gjykata rrëzon padinë e Ndoj, emërimi i Jon Ketës në krye të...

Gjykata rrëzon padinë e Ndoj, emërimi i Jon Ketës në krye të BKH-së i ligjshëm

122
0

Gjykata Administrative rrëzon padinë e zytarit të lartë të Policisë së Shtetit, Gentian Ndoj, një nga kandidatët në garë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ndoj kundërshtonte zgjedhjen e Joni Ketës në krye të Byrosë, duke pretenduar se ishte shkelur ligji.

Referuar pikëzimit, Ndoj rezultonte se kishte dalë i pari në të gjitha testet, ndërsa Keta ishte renditur i shtati. Ndaj për këtë shkak zyrtari i policisë kërkonte që procedura për emërimin e tij të konstatohej e paligjshme dhe të emërohej ai ne krye të strukturës.

Por gjykata Administrative pasi e shqyrtoi çështjen e konsideroi të ligjshme procedurën e emërimit të Ketës në krye të Byrosë Komvëtarë të Hetimit, një institucion që ndihmon SPAK në hetimin e zyrtarëve të lartë apo eksponentëve të krimit të organizuar