Ballina Sport Sporti në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë trajneri i njohur

Sporti në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë trajneri i njohur

80
0

Trajneri legjendar, Mircea Lucescu është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare, pas një ataku kardiak të pësuar më 3 prill në spital.

Problemet shëndetësore nisën gjatë grumbullimit të Rumanisë, para ndeshjes miqësore me Sllovakinë të humbur 0-2. Ai u shtrua në spital dhe nuk arriti të përmirësohej.

Vdekja erdhi pak ditë pasi përfundoi aventurën e dytë si trajner i Rumanisë, pas humbjes 0-1 ndaj Turqisë që i mohoi kualifikimin në Botëror. Lucescu kishte marrë drejtimin e kombëtares në gusht 2024.

Gjatë karrierës së tij fitoi 37 trofe, duke u renditur ndër trajnerët më të suksesshëm në histori. Ai pati sukses të madh me Shakhtar Donetsk, ku fitoi 8 tituj kampionë dhe Kupën UEFA në vitin 2009.

Gjithashtu fitoi tituj me Galatasaray dhe Beshiktash, si dhe Superkupën e Europës në vitin 2000.