Ballina Ekonomia Ryanair hap kompaninë e rekrutimit në Shqipëri, kërkohen 3 mijë punonjës staf...

Ryanair hap kompaninë e rekrutimit në Shqipëri, kërkohen 3 mijë punonjës staf teknik dhe stjuardë

78
0

Hapja e bazës në Rinas dhe shndërrimi i Shqipërisë në një nga bazat kyçe të operacioneve të saj, e ka nxitur kompaninë e njohur low cost Ryanair të sjellë në Tiranë agjencinë e saj të rekrutimit.

Warsaw Aviation spólka z ograniczona odpowiedzialnoscia, kompania polake e cila bën ekskluzivisht rekrutimet e stafit për Ryanair regjistroi degën e saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit pak ditë më parë.

Ryanair hap kompaninë e rekrutimit në Shqipëri, kërkohen 3

Burime thanë për Kapitalin se kompania do të rekrutojë masivisht staf për Ryanair në Shqipëri. Kompania irlandeze e fluturimit ka njoftuar se do të punësojë rreth 3 mijë vetë nga Shqipëria gjatë 3-4 viteve të ardhshme si pasojë e strategjisë për zgjerimin e operacioneve të saj në vend.

Sipas burimeve, pozicionet më të kërkuara do të jenë ato të stafit teknik, anëtarëve të kabinës, stjuardëve etj. Ky është një nga zhvillimet më pozitive në tregun e fluturimeve në Shqipëri, pasi hap një front të madh dhe mundësi punësimi për të rinjtë shqiptarë që duan të nisin karrierën e tyre në industrinë e aviacionit./Kapitali