Spanja është kampione e botës. Kombëtarja iberike triumfoi 1-0 në finalen e madhe ndaj Argjentinës, për të siguruar trofeun e dytë të Botërorit.
Pas një finaleje të dominuar totalisht, Spanja ia doli të shënojë vetëm në shtesë, për të marrë një fitore të rëndësishme.
Në krahun tjetër, zhgënjeu totalisht Argjentina, që në finale, për më shumë se 120 minuta lojë, nuk gjuajti asnjëherë në portë.
Golin e vetëm dhe të fitores për Spanjën e shënoi Ferran Torres në minutën e 106-të, ndërsa më herët u anulua një gol i Nico Williams.
Në kohën e rregullt, po ashtu kombëtarja e De La Fuente, iu afrua disa herë golit, por u ndal nga portieri Emiliano Martinez.
Ky është Botërori i dytë në histori për Spanjën që e fiton pas 16 vitesh dhe vjen pas fitimit të Euro 2024, ndërsa Argjentina zbret nga froni.







