Ballina Aktualitet Më 27 prill nis gjyqi në themel për Metën dhe Kryemadhin në...

Më 27 prill nis gjyqi në themel për Metën dhe Kryemadhin në GJKKO

87
0

Më 27 prill ora 11 në  Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet seanca e parë e  gjykimit në themel për shqyrtimin e dosjes penale ndaj ish-presidentit Ilir Metaj, ish-deputetes Monika Kryemadhi dhe 3 të pandehurve të tjerë.

Ndaj çiftit Meta-Kryemadhi janë ngritur akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Të dy i mohojnë këto akuza dhe do të nisin përballjen me drejtësinë.

Meta mbahet në burg prej dy vjetësh, ndërsa Kryemadhi po hetohet me masën e detyrimit për paraqitje.