Ballina Kronika Momente paniku në një lokal në Tiranë/ Tentoi të vriste me armë...

Momente paniku në një lokal në Tiranë/ Tentoi të vriste me armë një 38-vjeçar, arrestohet 50-vjeçari

95
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, ku një 50-vjeçar ka tentuar të vrasë me pistoletë një person tjetër.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë menjëherë pas informacioneve për konflikte mes dy shtetasve, organizuan veprime të shpejta për parandalimin e përshkallëzimit të situatës dhe kapjen e personave të përfshirë.

Si rezultat, u arrestua shtetasi A. V., banues në Tiranë, i cili dyshohet se pasditen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali, tentoi të vriste me armë zjarri (pistoletë me mulli) shtetasin I. D..

Siç shihet edhe nga pamjet, autori nxjerr në mes të lokalit armën e zjarrit dhe tenton disa herë të qëllojë.

Arma me municion u sekuestrua nga policia, ndërsa i pandehuri, i cili tentoi të largohej nga vendngjarja, u kap dhe u vu në pranga menjëherë.
Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Responde”.

Tentoi të vriste me armë zjarri, një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë pas ngjarjes dhe arrestohet 50-vjeçari Agim Visha.

“Sekuestrohet arma e zjarrit (pistoletë me mulli) me municion.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas njoftimit se në rrugën “Myslym Keta”, po konflikteshin dy shtetas, njëri prej të cilëve mbante armë zjarri, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Respond”, u arrestua shtetasi A. V., 50 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohet se pasditen e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali, në rrugën “Myslym Keta”, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin I. D., 38 vjeç, dhe ka tentuar ta vrasë atë, me armë zjarri pistoletë me mulli, që e mbante pa leje.

Shtetasi A. V. ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.”, sqaron policia.