Ballina Kronika Arrestohet shoferi i dehur, përplasi me makinë një 2-vjeçar në Ksamil

Arrestohet shoferi i dehur, përplasi me makinë një 2-vjeçar në Ksamil

91
0

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi përplasi me makinë një fëmijë 2-vjeçar.

Ngjarja u regjistrua në Ksamil, në rrugën “Hasan Tahsini”, teksa raportohet se 48-vjeçari po lëvizte me makinë në gjendje të dehur.

I mituri ndodhet në Spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin: A. K., 48 vjeç, banues në Ksamil, i cili, në rrugën “Hasan Tahsini”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka aksidentuar një fëmijë 2 vjeç. I mituri ndodhet në Spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.