Lideri i opozitës, Sali Berisha rrëzoi propagandën e qeverisë Rama lidhur me çmimet e naftës, duke treguar se me të njëjtin nivel çmimi në bursë, në kohën e qeverisë së tij nafta shitej shumë më lirë në tregun shqiptar.
Ai theksoi se më 7 prill 2013, kur nafta në bursën ndërkombëtare ishte 97 dollarë për fuçi, në Shqipëri çmimi ishte 140 lekë për litër, ndërsa më 7 prill 2022, me bursën në të njëjtin nivel, nafta u shiste me 228 lekë.
Berisha e quajti këtë propagandë të qeverisë “mashtrim të turpshëm” dhe vuri në dukje se taksat e larta janë shkaku kryesor i çmimeve të kripura.
Kreu i PD kërkoji përgjysmimin e taksave dhe vendosjen e një sistemi fiskal si ai i vendeve fqinje, Maqedonisë dhe Kosovës, duke theksuar se kjo është e vetmja mënyrë për të mbrojtur interesin publik dhe për të luftuar barrën e rëndë financiare mbi qytetarët.
Deklarata e plotë:
Tani, propaganda e tij, propaganda e mashtrimit, kërkesave tona për përgjysmimin e taksave u përgjigjet me mashtrimin se çmimet kanë qenë po kaq të larta gjatë periudhës tonë.
Mashtrim i turpshëm.
Unë kam këtu këto të dhëna.
Me 7 prill të vitit 2013, nafta në bursën ndërkombëtare ishte 97 dollarë, në tregun shqiptar është shitur me 140 lekë.
Me 7 prill të vitit 2022, nafta në bursë ka qenë 97.2 dollarë, pra e njëjtë, në Shqipëri është shitur me 228 lekë.
Nafta në bursë çmimin më të lartë nga viti 2005 gjer sot e ka pasur në vitin 2008, as në periudhën e Covid-it, as në periudhën e Pranverës Arabe. Ishte viti kur nafta arriti 147 dollarë për shkak të rritjes së kërkesës në bursë.
Dhe në verën, në kulmin e kësaj, nafta në Shqipëri shitej 150-160 lekë.
Për të qartësuar se tani nxjerr edhe njerëz në telefona, se tani përveç banalistëve ai angazhon edhe patronazhistët në propagandën e tij vulgare.
Pra, asnjë rrugë tjetër nuk ka për të shpëtuar nga kjo situatë dramatike përveç përgjysmimit të taksave.
Vendosjes së një sistemi fiskal të njëjtë me Maqedoninë dhe Kosovën.
Ai nuk ka asnjë lloj cipe.
Ata thotë, e kanë taksën në makinë. Të njëjtën taksë kemi me Kosovën dhe Maqedoninë. Të njëjtën.
Ndaj dhe duhet që ne të insistojmë në mbrojtje të interesit publik, por njëkohësisht ky është një kazus për revoltë të fuqishme kundër kësaj qeverie.
Është taksa e saj e lartë.
Vetëm një injorant mund të pranojë një taksë të tillë.
Mund të vërë si satër çmimin e energjisë, çmimin e naftës.







