Ballina Kosovë ​Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

​Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

104
0

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ua shpërndau sot deputetëve, letrën e kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova. Me të kjo e fundit, konfirmon se Dhomat e Specializuara në Hagë e kanë pranuar Rezolutën nr.10-R-001, të cilën Kuvendit i Kosovës e ka miratuar më 12 shkurt.

Aty shkruan se Gjykata Speciale i respekton standardet ndërkombëtare.

“Me këtë e pranoj marrjen e Rezolutës Nr. 10-R-001, të miratuar më 12 shkurt 2026, që ka të bëjë me procedurat gjyqësore para Dhoma të Specializuara. Korniza ligjore që rregullon Dhomat e Specializuara, ashtu siç është miratuar nga Kuvendi i Kosovës, përfshin standardet ndërkombëtare të njohura të gjykimit të drejtë dhe garancive të fuqishme të pavarësisë gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Trandailoves për Haxhiun, duke u dhënë detaje tjera.

“Të gjithë personat që paraqiten para Dhomave të Specializuara, qoftë të dyshuar, të akuzuar apo viktima, mund të përfitojnë nga mjetet juridike të parashikuara brenda kësaj kornize ligjore, përfshirë dërgimin e çështjeve në Dhomën Speciale të Gjykatës Kushtetuese si autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës së Kosovës. Kjo e fundit, gjithashtu edhe panelet penale, kanë zbatuar vazhdimisht Kushtetutën e Kosovës dhe kanë ndjekur jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke siguruar kështu pajtueshmëri të plotë me parimet e vendosura të të drejtave ndërkombëtare të njeriut. Gjithashtu, dëshiroj ta shfrytëzoj këtë rast për t’ju shprehur urimet e mia të sinqerta për zgjedhjen tuaj të fundit si Kryetare e re e Kuvendit. Ky funksion i nderuar bart përgjegjësi të rëndësishme brenda kornizës kushtetuese të Kosovës, dhe ju uroj suksese në realizimin e mandatit tuaj të ri”, është thënë në njoftim