Ballina Kronika Shpërndanin kokainë në zona të ndryshme, dy të arrestuar në Vlorë

Shpërndanin kokainë në zona të ndryshme, dy të arrestuar në Vlorë

74
0

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi u kapën duke shpërndarë kokainë. Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar, në cilësinë e provës materiale lëndën e dyshuar narkotike e llojit kokainë e ndarë në doza, 4 aparate celularë dhe një automjet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në aksin rrugor Novoselë–Vlorë, kanë ndaluar një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin B. K., 26 vjeç dhe pasagjer shtetasin E. Ç., 33 vjeç, të dy banues në Shijak, Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar 16.90 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, e ndarë në doza. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar 4 aparate celularë dhe automjeti.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.