Në rrjetet sociale dhe mediat e huaja po qarkullojnë spekulime se marrëdhënia mes Zendaya dhe Sydney Sweeney nuk është më aq e afërt sa më parë.
Sipas raportimeve, gjatë premierës së sezonit të tretë të serialit “Euphoria” në Los Angeles, dy aktoret janë shfaqur më të distancuara dhe kanë shmangur ndërveprimin me njëra-tjetrën, ndryshe nga premierat e mëparshme ku shpesh pozonin së bashku dhe shfaqnin afrimitet në publik.
Burime të ndryshme në media pretendojnë se tensionet mes tyre mund të kenë nisur më herët dhe lidhen pjesërisht me çështje personale në prapaskenë, përfshirë edhe zëra të pakonfirmuar që përmendin dinamika të ndërlikuara brenda kastit të serialit.
Po ashtu, në disa raportime përmenden edhe dallime në bindje dhe qëndrime personale si një faktor që mund të ketë ndikuar në ftohjen e raportit, megjithatë asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga vetë aktoret apo përfaqësuesit e tyre.
Gjatë eventit, Sydney Sweeney është parë e shoqëruar me kolege të tjera të kastit dhe në një atmosferë të qetë, ndërsa Zendaya ka mbërritur më vonë dhe nuk është vërejtur ndërveprim mes tyre.
Pavarësisht zërave që qarkullojnë në rrjet, deri më tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare që konfirmon një përçarje mes dy yjeve të “Euphoria”, duke lënë gjithçka në nivel spekulimi.







