Ballina Politika As mish e as peshk, ministri Nufi nuk sqaron dot nëse baza...

As mish e as peshk, ministri Nufi nuk sqaron dot nëse baza e Kuçovës do t’i hapet Amerikës

144
0

Ministri i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, nuk mundi sot të jepte një përgjigje konkrete nëse Shqipëria do të vendosë në dispozicion të SHBA-ve aeroportin ushtarak të Kuçovës.

Gazetari Ergys Gjencaj e pyeti nëse vendi ynë do të bëjë ndonjë përjashtim, kur vende të ndryshme, si Italia, nuk kanë pranuar në kushtet e një lufte pa konsensus në Iran.

Nufi nuk mundi të thoshte as po, e as jo.

“Vendimi do të merret në kohën e duhur nëse do të vijë një kërkesë e tillë. Ne kemi një marrëdhënie specifike me SHBA, përtej rolit tonë në Nato. Ndaj do ta vlerësojmë në kohën e duhur. Baza ushtarake në Kuçovë është bazë e NATO-s dhe çdo vendim do të merret në rast se do të kërkohet, në këto rrethana.”

 

Pra, ministri na tha se SHBA-në e kemi më të veçantë se NATO-n, por bazën e  ka NATO.

Kështu që, mos na raftë të jemi mes dy zjarreve apo dashurive.