Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 17, shtetasi A. L., rreth 36 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se ai vuan nga depresioni.
Shtetasi A. L. po merr mjekim në spitalin e Durrësit dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.







