Tani është vërtet zyrtare: Luciano Spalletti ka firmosur rinovimin e kontratës me Juventusin deri në vitin 2028. Njoftimi u parapri nga një video e postuar në Instagram, ku trajneri nga Certaldo u jep lajmin lojtarëve, duke shpjeguar arsyet. Spalletti ka vendosur kështu firmën në marrëveshjen që zgjat me dy vite më shumë bashkëpunimin e tij me bardhezinjtë. Trajneri toskan kishte ardhur te Juve më 30 tetor të kaluar.
Ky është komunikata zyrtare e klubit: “Jemi shumë të kënaqur që kemi zgjatur kontratën e Luciano-s për edhe dy sezone – theksoi Damien Comolli, CEO i Juventus FC -. Që nga momenti kur Luciano iu bashkua familjes sonë të madhe juventine, ai ka pasur menjëherë një ndikim shumë pozitiv te lojtarët tanë, te i gjithë klubi dhe te e gjithë komuniteti bardhezi: u bë menjëherë e qartë për të gjithë që Luciano ishte personi i duhur për të udhëhequr ekipin në një proces rritjeje. Stili i tij ambicioz i lojës pasqyron pritshmëritë e tifozëve tanë dhe të klubit, dhe vlerat e tij përfaqësojnë identitetin tonë.
Prandaj kemi vendosur të vazhdojmë së bashku përtej kohëzgjatjes së kontratës së paracaktuar – shtoi Comolli – sepse mendojmë se stabiliteti dhe vazhdimësia janë dy shtylla thelbësore për suksesin e ardhshëm. Punë të mbarë, Mister! FinoallaFine.”







