Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, ka marrë shtetësinë shqiptare dhe është pajisur me pasaportë të Shqipërisë. Vendimi është formalizuar përmes një dekreti të posaçëm të firmosur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje shtesë mbi arsyet apo procedurat konkrete që çuan në këtë vendim. Sipas përmbajtjes së dekretit, pajisja me shtetësi është realizuar pas një kërkese të vetë Adams.
Adams kishte vizituar më herët Shqipërinë, në tetor të vitit 2025, ku zhvilloi edhe një takim me kryeministrin Edi Rama. Gjatë kohës që mbante detyrën e kryebashkiakut të Nju Jorkut, ai ka shprehur në disa raste vlerësim dhe afërsi me Shqipërinë dhe komunitetin shqiptar.







