Ballina Politika Rama u premton pensionistëve se do mbijetojnë pasi ju duhet vota e...

Rama u premton pensionistëve se do mbijetojnë pasi ju duhet vota e tyre

125
0

Edi Rama zhvilloi sot një takim me pensionistët në Tiranë. Si kategoria më e madhe elektorale në vend pas emigrimeve masive, pensionistët janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes politike, ku premtimet për rritje pensionesh mbeten një refren i përsëritur.

Kryeministri Rama përsëriti objektivin që pensioni minimal të arrijë në 200 euro deri në vitin 2030.

“Nga janari merrni pensione më të larta. Çdo janar pensioni do të rritet. Janarin e ardhshëm do të jetë dyfishi, në janar 2028 trefishi, në 2029 katërfishi dhe në 2030 pesëfishi, për të arritur objektivat që kemi shpallur me ju”, deklaroi Rama.

Por edhe në rast se arrihet pensioni minimal prej 200 eurosh, me këtë vlerë nuk mjafton për të përballuar kosotot e jetës në ditët e sotme, e jo më pas 4 vitesh që mund të rriten dhe më tej. Kjo do të thotë se kësaj shtrese i premtohet rritje për mbijetesë, e jo për dinjitet.

Megjithatë, Rama nuk i kurseu edhe lajkat kundrejt pensionistëve duke thënë se këta të fundit e njohin politikën më mirë se 90% të deputetëve dhe prandaj duhet të votojnë në shumicë dërrmuese Partinë Socialiste. Nëse nuk kanë çfarë të hanë të dëgjojnë Ramën në lajme dhe do ngopen.