Ballina Aktualitet Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik që dezinformon...

Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore!

55
0

Dosjet zbulojnë jo vetëm një narcisist sociopatik, por edhe një skizofren patologjik.

Ditë ndarjesh, dezinformimi, dhe dëmtimi të shkencës mjekësore nga pseudoshkenca!

Mar shkas nga një përgjigje në rrjetet sociale të ditëve të fundit, dhe do ti përgjigjem me realitetin e hidhur të tij.

Titulli i mëposhtëm u shpërnda si rrufe në rrjetet sociale!

“The Fauci files reveal not just a sociopathic narcissist but also a pathological schizophrenic.”

(Dosjet e Faucit zbulojnë jo vetëm një narcisist sociopatik, por edhe një skizofren patologjik).

Thënë nga Victor Davis Hanson një historian ushtarak dhe komentator politik konservator amerikan. Imagjinoni kush e vlerëson një mjek!

Po ashtu marr shkas nga titulli mëposhtëm.

“Të gjithë shkencëtarët që mësuan të vërtetën për COVID-19 u eliminuan.”

I vetmi qe mbijetoi është në Shqipëri!

I vetmi që nuk njeh koleg, i vetmi që mund të flasi për një tjetër mjek me këtë gjuhë denigruese, ofenduese, një mjek që nuk njeh institucione shëndetësore apo drejtësie, një megaloman që ka gjetur një mënyrë për të shmangur vëmendjen e statusit ku ka rënë, një profesor që del e shet barishte në TV sipas meje ndoshta:

“Dosjet e S…. zbulojnë jo vetëm një narcisist sociopatik, por edhe një skizofren patologjik” që duhet kuruar!

Së pari: Dr. Bledi Nini, Dr. Arrjan Pushi, Dr. Drini Dr. Geri e dhjetra të tjerë do të kishin shpëtuar po të ishin vaksinuar! Nuk e patën fatin sepse humbën jetën para se vaksina të ishte në dispozicion! Pasi u vaksinua personeli mjekësor pothuajse nuk pati më humbje jete.

Së dyti: Unë kam punuar në 11 spitale në Itali, ju ku keni punuar veç strofullës që ndërtove me 100 marifete që fatmirësisht tani e drejton një profesionist i vërtetë?

Mund tju vë në dispozicion karrierën dhe publikimet shkencore!