Ballina Kronika Shisnin ushqime pa leje dhe kërcënuan babë e bir/ Arrestohen tre persona...

Shisnin ushqime pa leje dhe kërcënuan babë e bir/ Arrestohen tre persona në Shkodër

91
0

Një operacion policor i zhvilluar në Shkodër ka çuar në arrestimin e tre personave, mes tyre babë e bir, të dyshuar për kanosje dhe aktivitet të kundërligjshëm me produkte ushqimore.

Në pranga ranë tre shtetas, të cilët dyshohet se kanë kërcënuar dy persona të tjerë, po ashtu babë e bir, për përfitim pasurie.

Ngjarja lidhet me motive të dobëta dhe është zbuluar pas hetimeve të policisë.

Gjatë kontrolleve në aktivitetin tregtar të dy prej të arrestuarve, u konstatua se prodhonin produkte ushqimore pa miratimin e autoriteteve dhe në kushte që nuk plotësonin standardet higjieno-sanitare.

Policia ndërhyri duke bllokuar aktivitetin dhe sekuestroi etiketa dhe stampa për disa produkte ushqimore, si dhe pajisje të tjera që dyshohet se përdoreshin për këtë veprimtari.

Rasti po ndiqet nga Prokuroria, ndërsa hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin dhe përfshirjen e personave të tjerë të mundshëm.