Ballina Sport Barcelona thyen rekord negativ në Ligën e Kampionëve

Barcelona thyen rekord negativ në Ligën e Kampionëve

94
0

FC Barcelona ka vendosur një rekord jo fort të dëshirueshëm në Ligën e Kampionëve.

Sipas statistikave të 10 sezoneve të fundit, gjiganti katalanas është klubi me më së shumti kartonë të kuq në këtë kompeticion, duke grumbulluar plot 12 përjashtime nga loja.

Ky bilanc negativ tregon për problemet disiplinore që skuadra ka hasur ndër vite në skenën më të madhe të futbollit evropian, shpesh në momente vendimtare që kanë ndikuar në rrjedhën e ndeshjeve.

Kartonët e kuq kanë qenë shpesh faktor kyç në eliminimet e Barcelonës në këtë periudhë, duke lënë ekipin në disavantazh numerik ndaj kundërshtarëve.