Nga Osman Stafa
Çështja e Portit të Durrësit nuk është një shqetësim lokal, por një problematikë me përmasa kombëtare dhe me implikime të drejtpërdrejta për sigurinë e vendit. Ky ishte denoncimi i bërë nga kreu i degës numër 2 të Partisë Demokratike në Durrës, Osman Stafa, i cili e cilësoi projektin si një “krim me dashje kundër ekonomisë dhe sigurisë
Unë nuk besoj që koha është e mjaftueshme për të për të dhënë një informacion të detajuar se çfarë po i ndodh qytetit të Durrësit. Unë gjej rastin, falenderoj organizatorët e tryezës së djeshme, doktor Berishën dhe kryetarin e Partisë Demokratike degës numër një, zotin Gashi, që organizuan një temë mbi një shqetësim madhor, jo vetëm për qytetin e Durrësit, sepse ne e trajtojmë shpeshherë gabim këtë shqetësim. Ky nuk është shqetësim i Durrësit. Ky është një një shqetësim i Shqipërisë dhe unë do ta quaj një shqetësim kombëtar për një arsye.
Dihet historikisht me një fjalë nga historia që Durrësi dhe porti janë pothuajse të lindur njëkohësisht. Mos ishte porti, s’do ishte Durrësi, mos ishte Durrësi, nuk do të kishte porti. Pra që në antikitet. Dihen zhvillimet e këtij qytetit që kanë shkuar paralelisht me zhvillimet e portit. Në mandatin e dytë, e tretë të zotit Rama, u mor një vendim jashtë çdo lloj imagjinate, duke cenuar drejtpërdrejtë interesat e portit të Durrësit. Këtu nuk janë cenuar vetëm interesat e qytetit të Durrësit, po këtu janë cenuar drejtpërdrejtë interesat kombëtare, sepse dihet që Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Dihet që mos ishte qyteti, pra mos ishte porti i Durrësit, dhe korridori tetë nuk do të kishte kuptim, i cili nuk, pra si linjë transporti nuk ka lindur sot, po ka lindur me me me me qindra për mos me thënë edhe me mijëra vjet, sepse ne shpeshherë i trajtojmë gjërat nga veprimet momentale. Por po të njohim historikun, ne jemi më të qartë dhe më të vetëdijshëm.
Unë jo pak herë e kam denoncuar se çfarë i ka ndodhur qytetit tim. Qytetit tim i kanë vrarë plazhin, që njihet plazhi i Durrësit si plazhi më i mirë, pothuajse në Adriatik. Qytetit tim i kanë vrarë historinë, sepse nëntokën e qytetit tim e kanë vrarë. Kush kishte ngelur pa vrarë dhe pa u grabitur? Ajo çfarë ishte një dhuratë që ja ka dhënë ëh natyra apo Zoti, ja ka dhënë qytetit tim, ja ka dhënë Shqipërisë, ja ka dhënë shqiptarëve. Kush ishte? Porti i Durrësit.
Një port i cili ka arritur të të realizojë një qarkullim apo një volum përpunimi rreth 4 milionë tonë mallra në vit. Pra do të thotë një fjalë që është një nga portet më strategjike të Adriatikut, pse jo dhe të mesdheut për pozicionin që ka. Po çfarë ndodh sot? Sepse dje u trajtua në shumë aspekte, në aspektin ekonomik, në aspektin politik, në aspektin gjeopolitik dhe gjeostrategjik. Sepse çfarë ndodh në Shqipëri? I famshmi Rama, sepse ne e dimë, ai kudo që ndërton, atij i prishet. Por në Durrës ka bërë diçka ndryshe, saç ka bërë me rrugët e me rrugët e kombit. Në Durrës e ka prishur pa ndërtuar portin e ri. Dhe këtu pastaj ne duhet të jemi jashtëzakonisht të shqetësuar. Si mundet dot të prishet një portë pa u pa u ndërtuar porti i ri? A e kuptoni se çfarë situate po jeton sot bota? Në situatën gjeopolitike, konflikti në Rusi-Ukrainë, konflikti në lindjen e mesme, linjat detare kanë filluar të ndryshojnë edhe linjat dhe Shqipëria për momentin, unë po them një fjalë që gjendet pa një portë që të realizojë një volum të tillë të qarkullimit të mallrave. Ne e dimë mirë kush janë rrugët e transporteve. Është transporti tokësor, transporti detar, transporti hekurudhor dhe transporti ajror. Po çfarë kemi ne sot aktualisht? Pothuajse transportin detar e kemi në një situatë risku mbi nivelin mesatar, po mos të them maksimal.
Transportin rrugor, ne e dimë se çfarë problematikash ka aksi i korridorit tetë. Transportin hekurullor ne e dimë dhe unë këtu shoh dhe po e them drejtpërdrejtë dhe siç e kam deklaruar jo pak herë, një krim me dashje ndaj ekonomisë dhe po pse mos me e thënë, edhe ndaj sigurisë kombëtare. E ricilloj, një krim me dashje ndaj ekonomisë edhe ndaj sigurisë kombëtare. Kjo është për të ardhur keq. Kjo nuk mjafton dot me një tryezë. Kjo e kalon në përmasa, pra ajo çfarë çfarë po i ndodh qytetit tim me atë që po bëhet me portin e Durrësit, i tejkalon përmasat e një e një tryeze. Nuk e plotëson dot një tryezë për hir të vërtetës forcën e reagimit të shoqërisë, të qytetarëve durrsakë, të shoqërisë shqiptare se çfarë po i ndodh. Sepse ne jemi të papërgatitur në çdo lloj situate nëse do të gjendemi përballë një situate si vend anëtar i NATO-s. Po ne e dimë mirë kush janë rrugët detare, se çfarë funksioni, peshe dhe rëndësie ka. Dhe ne e nxjerrim jashtë funksionit një portë. Kur ne e dimë mirë me një fjalë edhe situatën në rajon, sepse për hir të vërtetës, Ballkani nuk është, nuk ka qenë dhe nuk është në ditët e tij më të qeta dhe më të lumtura. Janë konflikte të fjetura të cilët janë gati të zgjohen. Dhe kjo është për të ardhur keq. Kjo duhet parë me një sy dhe me një situatë jashtëzakonisht shqetësuese për mua.
Atëherë, ne duhet të jemi të qartë dhe drejtpërdrejtë me një realitetin, jo vetëm të qytetit, por të shoqërisë shqiptare. Shoqëria shqiptare për hir të vërtetës po kalon momente jashtëzakonisht të vështira përballë një regjimi. Një regjim i ardhur në 2013-ën nëpërmjet një procesi apo një oferte ndaj qytetarëve plot bollëk, u pa tham një ndërrim pushteti për hir të vërtetës. Nga 2013 deri më sot, qytetarët shqiptarë vetëm thjesht janë, ju ofrohen mundësi, vetëm lugë e floririt si dikur regjimi i Enverit nuk ju ka ofruar, dhe në realitet faktikisht nuk ndodh asgjë. Ne kemi diskutuar jo pak herë çfarë i ka ndodhur këtij qyteti. Unë kur thashë me një fjalë që i kanë vrarë turizmin, sepse ne e dimë mirë me një fjalë çfarë mundësish ka Shqipëria sot. Turizmin e kemi mundësinë më të mirë, sepse kemi një vijë bregdetare jashtëzakonisht të lakmueshme, bujqësinë, kemi një, kemi toka pjellore dhe dhe kemi hidrike, pra kemi ujëra të jashtëzakonshme. Dhe po t’i shohësh të tre këto industri, janë pothuajse asgjësuar. Pastaj, jo pak muaj më parë, qytetit të Durrësit, si çdo vit, pastaj ne kemi një dhuratë, është e pamundur të na mungojë si dhurata e vitit të ri, pra si babagjyshi i vitit të ri, përmbytjet.
Është përmbytur një qytet për një krim që ju ka bërë qytetit nëpërmjet një hidrovorri që nuk ka asnjë lloj funksioni për t’i shërbyer qytetit, sidomos zonës Durrësit të ri apo të Knetës. Pra këto janë gjëra që i kanë ndodhur qytetit. Nuk besoj me një fjalë që më shumë mund t’i ndodhë një qyteti. Pastaj mjafton të marrësh aksin autostradën Tiranë-Durrës, do të hedhësh sytë tek tabelat e karburanteve, do të shohësh sa është çmimi i karburanteve. Shqipëria pra nga vendet me të ardhura më të ulëta, jo të rajonit, por të Europës, ka çmime më të larta në Europë. Dhe këtu lind pyetja, po çfarë po ndodh në këtë vend? Çfarë po ndodh me këtë shoqëri? Si ka mundësi një shoqëri e tillë të mos reagojë? Dhe a e di si më ngjan sot pjesa dërrmuese e shoqërisë? Për hir të vërtetës, është si puna e një pacienti që shkon tek stomatologu, dhe dentisti pasi t’i heq dhëmballën, i vdes nervin. Një shoqëri që po i vdes nervi, kjo është për të ardhur keq.







