Ballina Kronika Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin e tij, Gjykata e Lartë lë në fuqi...

Vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin e tij, Gjykata e Lartë lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Besnik Pjetrin

102
0

Gjykata e Lartë këtë të shtunë vendimin burg përjetë për Besnik Pjetrin, i cili në vitin 2022 ka vrarë ish-vjehrrin dhe ish-kunatin e tij.

Tre gjyqtarët e Lartë, Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni, lanë në fuqi vendimin e dhënë nga Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm në 21 nëntor të 2024.

Tre gjyqtarët nuk morën parasysh pretendimet e Pjetrit për prishjen e vendimit të dhënë nga dy gjykatat më të ulëta.

Ngjarja ndodhi më 29 gusht të vitit 2022 , ku Besnik Pjetri vrau ish vjehrrin dhe vëllanë e ish gruas në Lezhë.

Pjetri shkoi në shtëpinë e ish-gruan dhe pas një konflikti ai nxori armën dhe vrau babë e bir, të cilët sapo ishin kthyer nga Italia. Ai ishte baba i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte i divorcuar nga bashkëshortja, mirëpo konfliktet ishin të vazhdueshme për pronat dhe pasurinë.

Gjatë kësaj periudhe, ai kishte patur konflikte të vazhdueshme me ish-gruan dhe me familjen e saj. Madje Pjetri ishte denoncuar edhe nga ish-gruaja për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.