Ballina Sport Reali bllokon transferimin e futbollistit te Barcelona

Reali bllokon transferimin e futbollistit te Barcelona

86
0

Një nga emrat më të lakuar këtë edicion në Spanjë është padyshim ai i anësorit të sulmit të Osasunës, Viktor Munjoz.

Lojtari po shkëlqen me këtë klub dhe nuk është rastësi që trajneri Luis De La Fuente e ka aktivizuar në dy ndeshje me Spanjën dhe po mendon që ta bëjë pjesë të grupit që do të marrë pjesë në Botëror.

Paralelisht me sezonin fantastik, Munjoz është kthyer në një emër të lakuar edhe në merkato, me Barcelonën që përmendej vazhdimisht si një destinacion i mundshëm për të.

Por edhe pse ai ka një klauzolë largimi prej 40 milionë eurosh, katalanasit nuk do të kenë mundësinë që ta blejnë, falë një klauzole tjetër të lojtarit, atë që i ka vendosur Real Madrid.

Madrilenët e morën futbollistin nga akademia e Barcelonës dhe e rritën në sistemin e tyre zinxhir, para se të vendosnin ta kalonin tek Osasuna.

Dhe ashtu siç kanë bërë vazhdimisht me lojtarët që kanë dalë së fundmi nga klubi, në kontratat e tyre janë vendosur klauzolat që jo vetëm i japin të drejtën Realit që t’i riblejë në vitet e ardhshme për kuota mëse modeste, por edhe të drejtën që të refuzojë transferimin në klube të caktuara, ndonëse madrilenët do të përfitonin 50% të vlerës së shitjes.

Munjoz ka një kontratë të tillë, ashtu si Niko Paz i Komos, ndaj pavarësisht zërave për një transferim te Barcelona, ai nuk do të bëhet realitet pasi Reali kurrsesi nuk do ta lejojë kalimin e futbollistit te rivalët direkt. Në tre verat e ardhshme, reali ka të drejtë të blerë futbollistin për 8, 9 ose 10 milionë euro.