Vllaznia nuk fal dhe mposht 1-0 Teutën në Shkodër. Takimi u vendos nga një gol i Dodaj, i realizuar në fundin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Jazxhi la durrsakët me një lojtar më pak, teksa u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 66-të.
Ekipi i Martinit kryeson tabelën me 59 pikë, 5 pikë më shumë se Egnatia ndjekëse. Teuta është në vendin e 6-të me 38 pikë. Të hënën luhet Bylis-Dinamo dhe Elbasani-Partizani.







